Iker Casillas do të qëndrojë në Madrid
Para pak ditësh u spekulua për një largim të mundshëm të Iker Casillas nga Reali i Medridit. Ky lajm nuk u prit aspak mirë nga tifozët madrilen të cilët janë shumë të lidhur me gardianin pasi ky i fundit i është bashkuar Reali-t që kur ishte 10 vjeç.Mediat spanjolle dhe ato britanike raportuan se Casillas ishte i pa kënaqur me rotacionin e kryer nga Ancelotti këtë sezon, ku në kampionat në portë vendosej Diego Lopez ndërsa në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit ishte Iker Casillas që merrte rolin e titullarit. U spekulua se 33 vjeçari kishte kërcënuar me largim nëse situata do të vazhdonte të ishte e tillë më Arsenalin të gatshëm për të përfituar shërbimet e portierit të kombëtares spanjolle.
Por sot mediat iberike raportojnë se Casillas nuk do të largohet nga Madridi madje ato kanë zbuluar edhe një bisedë mes vetë portierit dhe presidentit të Realit Florentino Perez.Mësohet që Perez ti ketë thënë gardianit spanjoll ti shpreh të gjithë problemet që e shqetësojnë, Casillas i është përgjigjur që dëshiron vetëm të qëndrojë në Madrid duke marrë menjëherë aprovimin e presidenti i cili më tej e ka siguruar portierin se nuk do të largohet nga Reali. Në bisedën që Perez ka kryer me kapitenin e madrilenëve nuk është diskutuar çështje e formacioni, as nuk është përmendur Diego Lopez por thjesht 33 vjeçari ka dashur ti bëjë të qartë presidentit të tij se kërkon të qëndrojë tek kampionët e Europës.
Në këtë mënyrë spekulimet për një largim të Casillas nga klubi “merengue “ janë të destinuara që për momentin të zvaniten.
Një tjetër lojtar për të cilin u përfol se do mund të largohej nga Real Madridi është Raphael Varane. Për francezi ishte klubi i Chelsea-t që filloi të përgatiste një ofertë por më sa duket edhe 21 vjeçari nuk kërkon të largohet nga “ Santiago Bernabeu “. Mediat britanike raportojnë se me gjithë se Mourinho e cilëson Varane si mbrojtësin më të mirë në botë ky i fundit dëshiron të qëndrojë tek “ los blancos “ duke refuzuar të largohet nga fituesit e Champions League.