Miqësore, vetëm barazime për Gjermaninë dhe Francën
Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i kampionatit Botëror disa nga skuadrat e mëdha kanë zhvilluar testet e radhës për të parë e gjendjen e lojtarëve. Dy skuadra të njohura, Gjermania dhe Franca nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimet në ndeshjet e tyre duke zhgënjyer tifozët me lojën e paraqitur në fushë.Ekipi i Joakim Lëv nuk ka mundur të shkoj më shumë se rezultati 2-2 ndaj Kamerunit. Kjo në fakt ishte miqësorja e dytë që pancerat nuk arrijnë të fitojnë edhe pse në fushë Gjermanët kishin hedhur skuadrën më të mirë. Pjesa e parë ishte mjaftë e luftuar teksa rastet janë të shumta në të dyja portat teksa Klose godet dy herë shtyllën.Me fillimin e pjesës së dytë gjithcka do të ishte më e vrullshme teksa Kameruni do të kalonte e para në avantazh me Samuel Eto që bën një festim ironik si plak, duke thumbuar Murinjon. Goli tronditi Gjermanët të cilët do të reagonin me Tomas Myler që shënon golin e barazimit. Në minutën e 71-të Ardrea Shyle do të shënonte golin e avantazhit por Kamerunasit nuk do të dorëzoheshin. Pak minuta nga fundi Çupi Moting shënoi golin e barazimit.Një tjetër ndeshje interesante ka qenë edhe ajo mes Francës dhe Paraguajt që ka dhuruar shumë emocione por në fund rezultati mbeti vetëm I barabartë 1-1. Skuadra e Didier Deshamp ishte dominuese në fushën e lojës. Griezman kaloi gjelat në avantazh 8 minuta nga fundi I lojës por Paraguaji barazoi në minutën e parafundit me Kaseres.Ndërkohë e gjitha Franca është drithëruar pasi Franck Ribery, lojtari kryesor i gjelave, rrezikon të mos marrë pjesë në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Brazil. Futbollisti francez ndien dhimbje në shpinë, e cila mund t'ia rrezikojë pjesëmarrjen në Botërorin 2014.Belgjika vazhdon të dhuroj spektakël teksa viktima e radhës është Suedia. Romelu Lukaku shënoi një super gola në minutën e 78-të ndërsa Eden Hazard vulosi gjithcka në minutën e 84-të duke treguar se mund të jenë surpriza më e madhe e kampionatit Botëror.