Revolucioni i Barcelonës në merkato

Te Barcelona është koha për të menduar për revolucion, i cili do ta sjell një skuadër të re në sezonin 2014/15. Trajneri tashmë është Luis Enrique, ndërsa përforcimet e para janë Rafinha, Deulofeu e Ter Stegen. Ish trajneri i Romës ka përgatitur një listë të objektivave të mundshme në verë, sipas të së përditshmes spanjolle Mundo Deportivo.

Në portë është nevojitet një portier i dytë, me Claudio Bravo e Real Sociedadit, në 'pole-position'. Katalanasit kanë arritur një marrëveshje me të por klauzola e tij prej 30 milionë eurosh ka vështirësuar shumë këtë transferim.

Mbrojtja: Barça pëlqen Juan Cuadradon si pasardhës natyral i Dani Alves . Lojtari kolumbian është në bashkëpronësi mes Fiorentinës e Udineses, ndërsa do të sillte menjëherë largimin e brazilianit.Marquinhos është zgjidhja perfekte për të plotësuar mbrojtjen. Ai nuk ka përsosmërinë e Tiago Silvës por duke parë që blerja e Humels, Subotic apo Benatia është e vështirë fare mirë mund të preferohet nga Luis Enrike. Qendërmbrojtësi brazilian i PSG-së konsiderohet si partneri ideal për Gerard Pique dhe mund ta lëshojë kryeqytetin francez pas arritjes së David Luiz. Gjithashtu, përmendet edhe emri i Jeremy Mathieu nga Valencia, lojtar ekspert dhe i sigurt. Në këtë 'operacion' mund të futet edhe kartoni i Tellos.

Mesfusha: Blaugrana janë në kërkim të emrave të mëdhenj. Pëlqehen Pogba, Vidal, Gundogan, Herrera e Rakitic, por emri që stimulon më së shumë fantazinë e Luis Enriques është ai i Kokes, i cili konsiderohet si pasardhës i Xavit, pasi Fabregas pritet të largohet. Shuma e nevojshme për transferimin e tij kap shifra statosferike prej 60 milionë eurosh. Katalanasit duhet të tregohen të zgjuar ta blejnë para botërorit pasi mund të zhvilloj paraqitje të mira që do ti rrisnin vlerën e kartonit.

Sulmi: Edhe këtu, klubi katalanas është pëlqen disa emra si ai i Reus dhe Higuain. Por, ëndërr e katalanasve është Sergio Aguero, i cili mund ta përbënte një treshe ëndrrash me Messi e Neymar. Klubi I Manchester City-it mund të heq dorë nga ai duke parë që në sezonin e fundit për pjesën më të madhe ka qenë I dëmtuar ndërsa më I gëzuar nga transferimi I tij do të jetë Messi.