5 objektivat për sulmin e Arsenalit

Trajneri i Arsenali Arsene Wenger deklaroi se skuadrës së tij i duhet një sulmues për t'ia bashkuar Olivier Giroud në repartin e avancauar. Por cilët janë 5 objektivat e klubi londinez për të përforcuar sulmin e skuadrës.

I pari është Mario Balotelli. Italiani pëlqehet shumë nga tekniku francez. Wenger është i bindur se SuperMario mund të bëjë mirë nën drejtimin e tij. Një tjetër avantazh që Balotelli ka është se e njeh mjaft mirë kampionatin anglez duke qënë se për tre vite ka qënë pjesë e Manchester City-t.

Një tjetër objektiv për të cilin "topçinjtë kanë kohë që kanë shfaqur interes është Karim Benzena. 28 vjeçari nuk kërkon të largohet nga Madridi por kjo nuk ka bërë që Arsenali të heqë dorë prej tij. Klubi anglez shpreson ta sjellë në Londër francezin për një shifër jo të ekzagjeruar edhe për faktin se kontrata e Benzema-s me Realin e Madridit skadon në fund të sezonit tjetër.

Një tjetër alternativë e mirë për sulmin e londinezëve është Samuel Eto’o. Kamerunasi tashmë është larguar përfundimisht nga Chelsea dhe ka shprehur dëshirën e tij për tu bashkuar me ‘ topçinjtë ‘. 33 vjeçari mund të bëhet një lojtar mjaft i vlefshëm për trajnerin Wenger, sidomos duke parë eksperiencën e madhe që ish-lojtari i Interit ka në kupat e Europës.

Mario Mandzukic me shumë mundësi do të largohet nga Bajerni i Mynihut pas mbërritjes në Bavari të Robert Lewandovskit. Arsenali ka shfaqur interes për kroatin që në momentin e parë kur spekulimet për një largim të tij u bënë publike. Aftësia e 28 vjeçarit për të kthyer në gol gjithçka që i kalon pranë e bën atë një prej objektivave kryesor të klubit londinez. Për Mandzukic konkurrenca është mjaft e fortë pasi edhe Juventusi, Manchester United dhe Chelsea janë në gjurmët e ish lojtarit të Wolfsburgut.

Në fund Loic Remy. Francezi me paraqitjet e tij këtë sezon me skuadrone Newcastle-t tregoi se e meriton të jetë pjesë e një skuadre të madhe. Arsene Wenger i njeh mjaft mirë aftësitë e bashkatdhetarit të tij dhe për këtë kërkon të fillojë bisedimet me klubin e QPR i cili zotëron kartonin e sulmuesit 27 vjeçar.

Me sa duket klubi londinez i Arsenali do të jetë nga më aktivët gjatë merkatos së verës për të provuar edicionin tjetër fitimin e një titulli kampion që mungon prej 10 vitesh.