Interi nuk heq dorë nga Torres dhe Hernandez

Presidenti i Interit i ka vënë një objektiv vetes, ai kërkon të sjellë një sulmues për ti dhënë mundësinë teknikut Mazzari të ndërtojë një mënyrë lojë të denjë për Interin. Objektivi kryesor i zi kaltërve vazhdon të jetë Fernando Torres dhe me gjithë se vetë lojtari deklaroi se nuk dëshiron të largohet nga Chelsea interesi i Interit për të vazhdon të mbetet i fortë. Klubi i presidentit Thohir nuk do ta ketë aspak të lehtë ta transferojë Torres në Milano pasi përveç zi kaltërve janë Valencia dhe klubi ku iberiku u bë i njohur Atletico e Madridit që janë vënë në gjurmët e 29 vjeçarit.

Një tjetër sulmues që Interi po tenton ta afrojë në " Appiano Gentile " është Javier Hernandez. Meksikani nuk duket të jetë në planet e Van Gaal dhe shumë shpejt mund ti duhet të kërkojë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij. Interi është gati të marrë shërbimet e tij dhe ja ka kërkuar klubit të United lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje. Nëse Zi-kaltrit do ta duan plotësisht kartonin e lojtarit atëherë në vitin 2015 do ti duhet ti kalojnë Manchesterit 12 milionë euro. Edhe për Hernandez ashtu si për Torres konkurenca nuk mungon ku për 27 vjecarin janë interesuar më parë Tottenhami e më pas klubi spanjoll i Valencias.

Përsa i përket mesfushës vazhdojnë të jenë të nxehta pistat që të dërgojnë tek dy kosovarët Valon Behrami dhe Granit Xhaka. Për lojtarin e Napolit Interi ofruar në fillim Kuzmanovic e më pas Taider, por ka marrë refuzimin e napoletanëve, presidenti de Laurentis kërkon vetëm vlerë monetare dhe shifra e kërkuar për djaloshin nga Mitrovica është 9.5 milion euro, bisedimet do të vazhdojnë në ditët e ardhshme.

Përsa i përket Xhakës, vetë lojtari ka shprehur gatishmërinë për tu transferuar në Milano por klubi gjerman i Borusia Monchengladbachu-t nuk kërkon të heqë dorë lehtë nga futbollisti i kombëtares zvicerane.