Fernando Llorente objektivi numër një i Barcelonës
Fernando Llorente nuk ishte pjesë e listës së Del Bosques për botërorin e Brazilit me gjithë atë sot ka mund të ngushëllohet me lajmin se është objektivi numër një i klubit të Barcelonës.
Spanjolli zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Juventusi dhe ka shprehur shpesh dëshirën për të qëndruar te bardh e zinjtë por kur në derë troket Barça vështirë ti thuash jo. Luis Enrique e ka evidentuar sulmuesin spanjoll si lojtarin kryesor që mund ti japë formë skemës së tij të ardhshme cila do ti jap fund " falso nueves " dhe do të vendos në qëndër të sulmit një sulmues të vërtetë. Një lojtar që mund të mbrojë topin dhe të luftojë në lojën në ajër dhe Llorente duket pikërisht lojtari që katalanasit kërkojnë.
Juventusi mund të kërkojë që në të tratativë të përfshihet Sanchez, kileni ka kohë që është nën shënjestrën e Juves por së fundmi duket se Barça po mendon mos të privohet nga numri 9. Fakt për këtë është refuzimi që klubi blaugrana i ka bërë të tre-ja ofertave të mbërritura për kilenin. Mësohet se Arsenali, Liverpooli dhe PSG kanë kërkuar shërbimet e anësorit 25 vjeçar, por klubi katalanas i është përgjigjur negativisht të tre klubeve të interesuara duke deklarua se Alexis Sanchez ka një kontratë me klubin e Barcelonës dhe do të qëndrojë në Katalunjë.
Mediat spanjolle raportojnë se ndoshta trajneri Enrique ka filluar ta mendojë Sanchez si element të rëndësishëm për skuadrën duke bërë që klubi të mos jetë më i hapur ndaj ofertave për futbollistin nga Santiago.
Ndërkohë Sergio Aguero vazhdon të mbetet një nga objektivat e Barçës me gjithë se i pari që tekniku asturian kërkon të sjellë në " Camp Nou " është Fernando Llorente.