Marc Marquez nuk ndalet më, fiton edhe në Mugello
Kampionati botëror i motoçiklizmit ka vetëm një protagonist. Ai është Marc Marquez. Spanjolli arriti fitoren e tij të 6 sezonale në Mugello, por kësaj radhë ndryshe nga garat e tjera iberikut ju desh shumë punë për ta kaluar finishin i pari. Çmimi i madh i Italisë ishte ndër më të bukurit e viteve të fundit për meritë edhe të Jorge Lorenzo-s. Beteja mes Marquez dhe majorkenit filloi 7 xhiro nga fundi, një luftë spektakolare trup më trup që u zgjidh vetëm në kthesat e fundit ku kampioni i botës e parakoli numrin 99 të Yamahës dhe kaloi vijën e finishit i pari mes duartrokitjeve.
Duartrokitje të cilat i meriton plotësisht edhe Jorge Lorenzo në një formë të shkëlqyer. Një tjetër pilot i cili zhvilloi një garë të mrekullueshme ishte 7 herë kampioni i Moto GP Valentino Rossi. Pezarezi e nisi çmimin e madh të italisë nga vendi i 10-të por më pas falë një starti mjaft të mirë dhe disa parakalimeve fantastike arriti të vendosej në vendin e 3-të, pozicion që nuk e lëshoi deri në fund duke siguruar një vend në podium. Pas Rossit u rendit piloti i Hondës Dani Pedrosa i cili nuk u duk në formën e tij më të mirë.
Çmimi i madh i Mugellos solli kryeveprën e 6-të Marc Marquez, por ndryshe nga herët e tjera në këtë kryevepër morrën pjesë edhe Jorge Lorenzo e Valentino Rossi.