Inzagi: Nëse drejtuesit vendosin të shesin Balotellin, unë nuk kam kundërshtim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2014, 21:26
Sipas mediave italiane, Milan mund të shesë sulmuesin Mario Balotelli gjatë kësaj merkato verore. Madje ka qenë vetë trajneri i Milanit, Filippo Inzgahi i cili i ka dhënë "ok"-in shitjes së Mario Balotellit.Në takimin e djeshëm me Berlusconin dhe Gallianin, trajneri i ri i Milanit ka pranuar shitjen e yllit të skuadrës. "Nëse drejtuesit e Milanit vendosin të shesin Mario Balotelin, unë nuk kam asnjë kundërshtim." -ishin fjalët e Inzagit për "TutoSport".Nga shitja e SuperMarios kuqezinjtë duan të përfitojnë 25 milionë euro dhe Galliani ka folur me agjentin Mino Raiola për të nisur tratativat me klubet e interesuara. Arsenal, Liverpool, Monako dhe Tottenham janë ekipet që duan Balotellin.