Maicon: Roma ishte zgjedhja ime e duhur, më ndihmoi të arrija Botërorin

Mbrojtësi brazilian i Romës, Maicon po kalon një moment shumë pozitiv në karrierrën e tij. Kalimi nga Mançester Siti për tek "verdhekuqtë" e Romës ishte një lëvizje shumë e mirë për mbrotësin brazilian. Me paraqitjet e mira tek Roma këtë vit, Maicon arriti të marrë një ftesë edhe nga Kombëtarja e Brazilit, për Botërorin që do të startojë në 12 Qershor, pikërisht në Brazil."Kam kaluar momente të vështira në karrierën time, por me punë kam kaluar gjithçka. Kur isha tek Mançester Siti kam pasur probleme fizike dhe nuk kam mundur të shfaq dot aftësitë e mia. Kalimi tek Roma rezultoi gjëja më e mirë për mua. Doja një klub që të më jepte mundësinë të luaja për të treguar më të mirën time dhe e gjeta." -tha Maicon"Ky vit ishte ndryshe nga të tjerët. Kemi zhvilluar një kampionat shumë të mirë dhe kjo falë trajnerit tonë Rudi Garcia. Lajmi që do të jem pjesë e Kombëtares në Brazil më gëzoi pa masë. Eshtë një ëndërr për mua të marr pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në shtetin tim. I telefonova trajnerit Garcia dhe i thashë që dua të bëj stërvitje pak ndryshe. Jam në formë të mirë dhe plotësisht gati për startin e Botërorit." -shtoi mbrojtësi.Në fund edhe një koment për Kombëtaren Italiane. "Mendoj se do të jetë protagoniste ashtu siç ata dinë të jenë gjithmonë kur bëhet fjalë për një kompeticion kaq të rëndësishëm." -mbylli deklaratën e tij Maicon