Andre Schurrle: Do të jap maksimumin për të lënë gjurmë në Botëror
Sulmuesi gjerman Andre Schurrle, ka folur në lidhje me Botërorin që do të startojë së shpejti në Brazil. Sulmuesi i Chelseat së bashku me Klosen do të kenë përsipër të shënojnë golat e Gjermanisë në këtë Botëror dhe ai thekson se do të japë maksimumin e tij për të ndihmuar Gejrmaninë.Mund t'ju them se jam jashtëzakonisht i motivuar. Dua që në Brazil të jap gjithçka që kam. Nuk ka shans të ruaj forcat pas një sezoni të zellshëm. Kupa e Botës është kryesorja. Do të jap gjithçka nga vetja. Do të luaj për jetën time." -tha Schurrle.Sulmuesi bëri një koment në lidhje me jetën e tij në Londër tek ekipi i Chelseat. "Në Angli sheh gazetarë në çdo cep. Të qëndrojnë përballë në restorante apo baret ku shkon. Ata të afrohen dhe të shqetësojnë edhe kur t'i je duke u marrë me diçka tjetër. Por, meqë nuk bëj më jetë nate, nuk kam të tilla probleme." mbylli deklaratën e tij Schurrle.