David Villa te New York: Atletiko do mbetet gjithmonë në zemrën time

Pas kalimit me sukses të vizitave mjekësore te skuadra e tij e re New York City, David Villa përshëndeti Atleticon e Madridit nëpërmjet një interviste të dhënë për mediat spanjolle. Villa theksoi se eksperienca që kaloi në Madrid ishte e papërsëritshme në karrierën e tij."Gjeta një familje të mrekullueshme si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe në jetën e përditshme tek Atketico. Të gjithë më kanë bërë shumë të lumtur. Këtë vit do ta mbaj gjatë në kujtesën time. Peng do të metet fitimi i Champions League. Jam i lumtur për projektin e rëndësishëm që më pret. Për mua, New York është një sfidë e re. Falenderoj Atleticon që ma ka shprehur çdo ditë dëshirën për të qëndruar, por bëhej fjalë për një projekt të parefuzueshëm për mua dhe familjen time. Këto janë gjërat që ndodhin në futboll dhe duhen pranuar. Tifozëve u them se mbetem gjithmonë një tifoz special i Atleticos." -deklaroi David Villa