Benzema: Poul Pogban e dua tek Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2014, 17:33
Suluesi francez i Real Madrid, Karim Benzema dëshiron që mesfushori i Juventusit, Pol Pogba të luajë nga sezoni tjetër në "Bernabeu". Benzema, i cili do të luajë së bashku me Pogba në Kupën e Botës këtë verë, do të donte që mesfushori i Juves të lëvizte nga Italia drejt Spanjës për t'ju bashkuar Realit të Madridit.“Ai është një lojtar i ri dhe po luan në një klub të madh evropian. Pogba jep më të mirën me çdo lojë dhe ka mundësi të punojë më shumë. Unë personalisht do të doja që të lëvizë për në Madrid, sepse është francez dhe mund të bëhet një lojtar i madh.” -tha Benzema
Benzema dhe Pogba pritet të jenë lojtarë të rëndësishëm në përpjekjet e Francës për të fituar Kupën e Botës, duke filluar me fazën e grupeve, me përballjet kundër Zvicrës, Ekuadorit dhe Hondurasit.