Iniesta: Spanja ka akoma etje, në Brazil do të triumfojmë sërish
Mesfushri i Kombëtares spanjolle, Andres Iniesta ka folur në lidhje me paraqitjen që ekipi i tij mund të bëjë gjatë Botërorit të Brazilit. Ai thotë se pavarësisht se situata mund të jetë e ndryshme këtë herë, Spanja ka të njëjtën dëshirë dhe ambicie si 4 vite më parë kur ngritën Kupën e Botës në Afrikën e Jugut."Ne vijmë me një tjetër fytyrë në këtë Botëror, jemi në një moment ndryshe, por ajo që nuk ka ndryshuar më shumë është vendosmëria jonë për t’i bërë gjërat sa më mirë. Këtë herë kemi një përgjegjësi të shtuar, sepse jemi kampionët në fuqi”. Ajo që duhet të bëjmë eshtë të mbrojmë trofeun. Spanja nuk është ngopur së fituari, ne do të jemi përsëi ata që do të triumfojmë edhe në këtë Botëror", -tha mesfushori i Spanjës.Kombëtarja e Spanjës do të ketë në grup si kundërshtarë, Hollandën, Kilin dhe Australinë. Iberikët shihen si favoritët kryesor për të kaluar grupin, por edhe për të triumfuar në këtë Botëror.