Tenis: Rafael Nadal avancon në raundin e tretë në "Roland Garros"
8 herë kampioni i Roland Garros, spanjolli Rafael Nadal ka triumfuar ndaj austriakut Dominik Thiem në raundin e dytë të Roland Garros. Tenisti nga Majorka ka qënë në formën e tij më të mirë dhe ka mbyllur takimin në tre sete me rezultatin 6-2 6-3 6-3.Me këtë fitore Nadal ka regjistruar fitoren e tij nr.61 në 62 takime te luajtura në Paris dhe humbja e tij e vetme ka qënë në vitin 2009 ku u mund në raundin e katërt nga suedezi Robin Soderling.Në takimet e tjera fitore ka arritur edh numëri 20 i botës Kevin Anderson ndaj Alex Michon 6-2 6-3 6-2.Asnjë surprizë edhe për numërin 5 në botë David Ferrer i cili fitoi në tre sete ndaj italianit Simone Bollelli.Për në raundin e tretë u kualifikuan edhe Leonardo Mayer, Andreas Seppi dhe gjigandi kroat Ivo Karlovic.