Ozil: Gjermania meriton të fitojë Botërorin
Mesfushori i Kombëtares Gjermane ka folur përapa startit të Botërorit që do të nisë shumë shpejt në Brazil, duke theksuar se Gjermania është ekipi i cili meriton të fitojë më shumë se të gjithë këtë kompeticion. Ai është shprehur gjithashtu se do të donte të realizonte arritjet e legjendave si Fritz Walter, Wolfgang Overath dhe Lothar Matthäus."Ata janë legjenda në futboll. I adhuroj për ato çka kanë arritur dhe e di se u ngjaj në tipin e lojtarit që kam.E shoh veten si një organizator dhe të tillë nuk ka shumë në Botëror. Do doja të ndiqja shembujt e mësipërm dhe të bëhesha edhe unë legjendë si ata. Por, kushdo të do të bëhet legjendë, duhet të fitojë kupën.Kjo që do them tani vlen personalisht vetëm për mua. Çdo gjë tjetër përveç trofeut do të ishte zhgënjim. Nëse bëjmë një vështrim në të kaluarën, që prej Evropianit nuk kemi humbur ndeshje të rëndësishme. Gjermania meriton ta fitojë më në fund trofeun e Botërorit.” -deklaroi Ozil.