Zyrtare: Zhoao Miranda do të jetë futbollisti i ri i Mançester Junajtid

Mbrojtësi i Atletiko Madrid, Xhoao Miranda, do të jetë futbollisti i ri i Mançester Junajtid në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i cili u shpall kampion me Atletikon në Spanjë, i ka dhënë lamtumirën Primera Divizion pas tri sezonesh, duke u afruar me Mançester Junajtid. Klubi anglez ka paguar në orët e fundit klauzolën e lojtarit në federatën iberikase, prej 30 milionë eurosh.Në ditët e ardhshme pritet të mbyllet edhe akordi financiar me vetë mbrojtësin, për të zyrtarizuar përfundimisht këtë transferim. Miranda, 29-vjeçar, ishte pa dyshim një ndër pikat më të forta të skuadrës së trajnerit Diego Pablo Simeone, por nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë nën urdhrat e holandezit Luis Van Gal që e ka kërkuar personalisht brazilianin.Kjo blerje nuk ka kaluar pa polemika në Mançester dhe në gjithë Anglinë. Pagesa e një lojtari që pritet të festojë 30-vjetorin e tij për 30 milionë euro është quajtur një çmenduri nga ekspertët e futbollit anglez.