Sami Kehdira: Jam 100% gati për Botërorin
Mesfushori gjerman i Real Madrid, Sami Khedira është shprehur në një intervistë për mediat gjermane se është pothuajse 100% i sigurt që do të jetë gati për Botëror. Kehdira po stërvitet fort për të qenë gati dhe në formë për Botërorin.
“Synimi im ishte të luaja në Botëror dhe gjërat kanë shkuar shumë mirë deri tani. Besoj se do të jem në formën time më të mirë deri më 16 qershor. Përveçse me skuadrën, po stërvitem edhe vetëm duke bërë ushtrime të veçanta për të qenë gati sa më shpejt të jetë e mundur. Rruga këto muaj ka qenë e gjatë dhe e vështirë.” -deklaroi Kehdira.Lajme të mira vijnë gjithashtu edhe nga portieri Manuel Nojer, Ai ka filluar sot stërvitjen duke kryer vrapime të lehta. Edhe Philipp Lahm duket mirë, sepse po bën vrap më intensiv. Gjithçka po shkon mirë për trajnerin Lëv, kur duhen edhe 2 javë nga starti i Botërorit.