Alegri drejt Rusisë, interesohet Dinamo e Moskës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2014, 22:25
Ish trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri mund t'i rikthehet përsëri trainingut. Pas disa bisedimeve të dështuara me Totenhemin, por edhe me klube si Fulhami e Malaga, ish-trajnerit të Milanit i është ofruar pankina e Dinamos së Moskës në Rusi.Dinamo sapo ka mbyllur kontratën me teknikun rumun, Dan Petresku, dhe vënë është në kërkim të një tjetër trajneri në pritje të sezonit të ardhshëm. Sipas mediave italiane, Alegri ka marë një ofertë zyrtare nga klubi rus dhe tashmë po e mendon me gjakftohtësi.Oferta e tyre për 46-vjeçarin Alegri ka qenë joshëse, 3 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme, plus dorë të lirë në merkaton e skuadrës, duke i vënë në dispozicion edhe një bonus që përflitet të kapë shifrën e 40-50 milionë eurove.