Mançster Siti siguron shërbimet e mbrojtësit Benatia

Sipas mediave italiane, Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit të Romës, Mehdi Benatia. Futbollisti ishte dëshira e shumë klubeve të mëdha europiane si Barcelona, Mançester Junajtid etj, por Siti u tregua më e shpejtë duke arritur akordin me mbrojtësin.Sipas të përditshmes sportive italiane "Gazzetta dello Sport", kampioni i Premierligës ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin, duke gjetur kështu një partner të ri për kapitenin Vincent Kompany, në qendër të mbrojtjes. Ka qenë vetë dëshira e lojtarit për t'u transferuar në Mançester.Manchester City ka hasur në telashe për gjetjen e një partneri ideal për Kompanin, dhe Martin Demichelis luajti shpeshherë si titullar në edicionin e fundit. Nga sezoni i ardhshëm, Benatia do të jetë krahu i fortë i Komani, në një dyshe jashtëzakonisht të mirë në repartin defansiv.