Xherdan Shaqiri: Nëse nuk aktivizohem rregullisht do të largohem
Mesfushori Kosovar, Zherdan Shaqiri ka sinjalizuar një largim të mundshëm nga Bayerni i Mynihut nëse nuk përfshihet më tepër në 11-shen e skuadrës. Shaqiri mendon se ai është i vlefshëm për një ekip si Bayerni dhe mund të mbajë pa frikë përgjegjsitë nëse i besohet një vend titullari në ekip.“Është e qartë se nuk mund të vazhdoj kështu. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të më duhet të bëj vetë disa ndryshime. Dua të luaj edhe në ndeshje të rëndësishme dhe jo vetëm në Bundesligë. Nuk dua të kaloj edhe një sezon tjetër si ky. Jam mërzitur dhe do të shoh opsione të tjera.Dua të luaj për një skuadër të madhe. Champions League është e rëndësishme për mua. Anglia do të ishte një opsion. Nëse do të largohesha nga Bayerni, do të zgjidhja një klub të huaj që synon titullin.”- deklaroi Shaqiri