Kombëtarja nis përgatitjet për 3 miqësoret e ardhshme

Kombëtarja shqiptare ka startuarpërgatitjet për tri ndeshjet miqësore të programuara ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos. Trajneri Xhani de Biazi ka grumbulluar ekipin dje në një seancë stërvitore në orën 17:30, në të cilën është munduar më së shumti që të shikojë gjendjen fizike të çdo lojtari.Edhe sot De Biazi do të zhvillojë dy seanca stërvitore, paradite në 10:30 dhe pasdite në 17:30. Deri në fundjavë do vazhdohet me këto ritme. Cdo ditë do të bëhen nga dy seanca stërvitore. Sipas De Biazit këto miqësore do të thonë shumë për vazhdimësinë e ekipit kombëtar.Në datën 31 maj Shqipëria do të luajë në "Qemal Stafa" përballë Rumanisë, pas përfundimit të këtij takimi, më datë 1 qershor Kombëtarja do të udhëtojë për në Hungari, ku do të ndeshet me kombëtaren vendëse më 4 qershor në stadiumin “Ferenc Pushkash” në orën 20:30. Ndeshja e tretë do të zhvillohet më 8 qershor në stadiumin olimpik të “Seravalle”- s, kundër San Marinos, në orën 20:30