Buffon: Italia nuk është favorite në këtë Botëror

Portieri i Kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon ka folir për ekipin e tij përpara botërorit duke theksuar se Italia nuk nuk ka shumë shanse për të triumfuar. Bufon mendon se Brazili, Spanja dhe Gjermania janë një hap para të tjerave.“Kombëtarja jonë fiton ndeshjet që duhen fituar dhe ndonjëherë arrin të bëjë edhe ndonjë surprizë herë pas here. Jemi skuadër e maturuar por kemi edhe ne kufizimet tona. 
Duhet të pranojmë edhe fuqinë e kundërshtarëve. Jemi një hap prapa Brazilit, Spanjës, Gjermanisë dhe Argjentinës, të cilat i shoh si favorite kryesore.Nuk jam plotësisht i sigurt që mund të arrijmë finalen por çerekfinalet do të ishin një arritje e mirë për këtë Botëror. Italia do tërpiqet të bëjë një paraqitje sa më të mirë.” -deklaroi Bufon.