David Villa drejt SHBA-së, e kërkon New York

Duket se sulmuesi spanjoll, David Villa dhe ekipi i tij Atletiko Madrid do të ndahen përfundimisht këtë verë. Siç raporton përditshmja spanjolle “Marca.com”, sulmuesi i Atletico Madrid,  ka arritur një akord me skuadrën amerikane New York City.Villa do të firmosë një kontartë 3-vjcare dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në skuadrën më ambicioze në "Major League Soccer" në SHBA. Ish sulmuesi i Barcelonas, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë përtej Oqeanit Atlantik, sepse edhe vjetët e tij (32 vjet), kanë bërë që të largohet nga skuadrat e mëdha evropiane.David Villa e mbyll aventurën e tij në Spanjë me trofeun e "La Ligas" të fituar, duke ndihmuar ekipin e Simeones në arritjet e këtij viti.