Eto - Drogba, Milani hidhet në sulm për dy veteranët
Një lajm paksa befasues vjen së fundmi nga televizioni preztigjoz në Itali "Sky". Lajmi interesant ka të bëjë me repartin ofansiv të Milanit, ku thuhet se sulmuesit veteranë, Didier Drogba ose Samuel Eto’o mund të transferohen në “San Siro” gjatë merkatos verore.Të dy futbollistë afrikan duan të luajnë në nivele të larta të futbollit europian, ndërsa Champions League është kompeticioni që ata duhet të heqin dorë nëse transferohen tek Milani, pasi kuqezinjtë nuk do të marrin pjesë kët vit në Europë.Kjo nuk është arsye për t'u dorzuar, pasi Galliani i shtyrë nga Pippo Inzaghi i cili ka shprehur dëshirën për t'i patur në ekip, mund t'i ofrojë njërit nga dy futbollistët e përmendur, kontratë një-vjecare, por me mundësi zgjatje edhe për në vit tjetër. Megjithatë gjithçka qëndron në kuadrin e fjalëve pasi asgjë nuk është zyrtare.