Sergio Ramos : Do ta mbyll karrierën tek Real Madrid

Mbrojtësi spanjoll i Realit të Madridit ishte protagonisti kryesor në fitoren e galaktikave në finalen e Ligës së Kampionëve. Ishte minuta e 92-të me Atleticon-n në avantazh 1-0 kur 28 vjeçari nga Sevilla kërceu më shumë se të gjithë gjatë ekzekutimit të një goditje nga këndi duke e dërguar topin në rrjetën e portierit Courtois, më pas në shtese Reali shënoi edhe 3 herë të tjera duke fituar trofeun e 10-të të Ligës së Kampionëve në historinë e tij.

Në një intervistë të dhënë sot për mediat spanjolle Ramos deklaroi se dëshiron ta mbyll karrierën tek klubi madrilen.“ Ndihem i privilegjuar që luaj për skuadrën më të mirë në botë. Shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjerë dhe pse jo ta mbyll karrierën time me këtë klub legjendar.”- u shpreh numri 4 i Reali-t.Më pas lojtari i kombëtares spanjolle shtoi :“ Që nga dita e parë kur mbërrita këtu e ndjeva mbështetjen e tifozëve dhe për këtë do ti jemi gjithnjë mirënjohës. Liga e kampionëve ishte trofeu i vetëm që më mungonte dhe triumfi që arritëm të shtunën për mua ishte një ëndërr që u kthye në realitet.”- përfundoi heroi i finales së Lisbonës për skuadrën merengue.

Sergio Ramos ka një kontratë me klubi mbretëror e cila skadon në vitin 2017, por me paraqitjet e treguar dhe sidomos me golin e shënuar “ in extremis “ në finalen e Championsi-t e meriton plotësisht një kontratë të re me 10 herë kampionët e Europës.