Barcelona ka gati 47 milion euro për Juan Matën
Skuadra katalanase nënë drejtimin e Tata Martino-s mbylli një sezon zhgënjyes ku nuk arriti të fitonte asnjë turne madhor dhe me sa duket klubi kërkon që trajnerit të ri Luis Enrique ti servirë futbollistë të klasit të lartë me qëllim rikthimin e Barçës në nivelet më të larta.
Mësohet sot nga mediat britanike se klubi blaugrana ka tashmë gati një ofertë prej 47 milion eurosh për mesfushorin-sulmues të Manchester United Juan Mata.Spanjolli kaloi nga Chelsea tek United në Janar për shifrën e 44 milion eurove por me sa duket nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë në Angli.Mata zhvilloi një pjesë të dytë të sezonit mjaft të mirë dhe me gjithë se nuk luajti në pozicionin e tij natyral ai shfaqi një formë mjaft të mirë.
Iberiku është blerja më e shtrenjtë e klubit të Manchester United mediat angleze raportojnë se Louis Van Gaal kërkon të ndërtojë një skuadër sipas ideve të tij dhe një pfertë e tillë nga Barcelona mund të ishte shumë tunduese për trajneri holandez, i cili me parat e përfituara mund të afronte në Manchester lojtarët e tij të preferuar si Robben apo Muller.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë në transferimin e 26 vjeçarit në Katalunjë është Cesc Fabregas. Mesfushori i katalanasve kërkon të largohet nga blaugranat ndërkohë që United ka kohë që ka shfaqur interes për shërbimet e ish-kapitenit të Arsenalit. Në këtë mënyrë mund të gjëndet një zgjidhje me Fabregas dhe Matën që mund të shkëmbejnë fanellat.Klubi i Barcelonës duke nga më aktivët kur edhe pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e merkatos së verës.