Pedro Rodriguez i pasigurt për të ardhmen

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez e ka pranuar se nuk e di nëse do të jetë edhe në sezonin tjetër te klubi katalanas. Futbollisti spanjoll ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, por në Spanjë qarkullojnë zëra se mund të largohet nga Camp Nou këtë verë.

Ai e ka pranuar se është i lumtur në Barcelonë, ndërkohë që pranon se do të donte të luajë më shumë për ekipin e tij."Nuk e di nëse do të rri këtu. Jam i lumtur në klub, por nuk e di se cfarë sjell e ardhmja për mua", ka thënë Pedro për të përditshmen AS."Kam luajtur shumë rrallë. Në përgjithësi jam i kënaqur për sezonin që kam zhvilluar pasi sa herë kam zbritur në fushë kam dhënë më të mirën time duke ndihmuar skuadrën, megjithatë tashmë na mbetet të shohim se cdo të ndodhë sezonin e ardhshëm.", tha sulmuesi i blaugranwve..

"Nuk është e lehtë të luash në një ekip si Barcelona. Trajneri ka vendosur t'i përdor lojtarët tjerë dhe unë e kam respektuar vendimin e tij. Nuk dua të bëhem problem", përfundoi Pedro, i cili i uron suksese trajnerit të ri, Luis Enrique.Mendoj se do të përshtatet mirë, ai ka avantazhin që e njeh mirë këtë klub. Luis Enrique është një trajner me karakter dhe ka ide të qarta