Pogba: Dua të fitoj Kupën e Botës
Paul Pogba është shprehur se synon të fitojë Botërorin me Francën këtë verë dhe mezi pret që ky kompeticion të fillojë. 21 vjeçari ka triumfuar me gjelat në Botërorin U-20 në vitin 2013 dhe u shpall futbollisti më i mirë i turneut të mbajtur në Turqi. Tashmë, mesfushori i Juventusit është i vendosur të përsërisë atë eksperiencë me ekipin e parë në Brazil dhe është entuziast që do të ketë mundësinë të tregoj talentin e tij kundër yjeve të futbollit botëror.
"Për mua, është një ëndërr të luaj në Botëror. Shpresoj të shkojmë larg dhe të fitojmë kompeticionin. Kam luajtur në Botëror verën e kaluar, ndaj jam mësuar", deklaroi ish futbollisti i Manchester Unitedit për Telefoot."Po mundohem të mbaj sa më lart moralin, duke luajtur me Playstation. Edhe kur isha fëmijë mendoja se një ditë do të doja të luaj në Botëror. Jam shumë i gëzuar", tha mesfushori i kampionëve të Italisë.
Ai shton se ka hapa të mëdha përpara këtë vit, pasi është aktivizuar thuajse në të gjitha ndeshjet me Juventusin, dicka që e ka zhvilluar shumë profesionalisht. Franca, e cila fitoi Botërorin në vitin 1998, bën pjesë në Grupin E së bashku me Zvicrën, Ekuadorin dhe Hondurasin.