Mbrëmja Nba. Oklahoma mposht San Antonion

Oklahoma City Thunder ka ngushtuar diferencën duke mundur San Antonion 106-97. Rikthimi i Ibakës në fushë pas dëmtimit ishte vendimtar për djemtë e Scott Brooks.

Thundersa-t me një disavantazh 2-0 nuk mund të gabonin ne këtë takim të 3-të të finales së konferencës së perëndimit dhe ne fakt skuadra e Kevin Durant zbriti në fushë e vendosur dhe mjaft e përqëndruar.2 pjesët e para ishin mjaft të ekuilibruara ku Durant e Westbrook ndryshe nga sfida e 2-të ishin u shfaqën në një formë mjaft të mirë, nga ana tjetër ishte Ginobili që mbajti në lojë Spursat në këto dy pjesë të para të cilat u mbyllën me avantazhin e Oklahomës 57-53.Në fillimin e pjesës së 3-të ishte Rusell Westbrook që me pikët e tij e thelloi avantazhin Thunders-ave. Në pjesën e fundit të takimit Serge Ibaka dhe Kevin Durant me lojën e tyre krijuan shkëputjen që në fund rezultoi vendimtare.

25 pikë për lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA, ndërsa numri 0 i Oklahomës Rusell Westbrook ishte pikëshënuesi më i mirë i takimit me 26 pikë. Me gjithë paraqitjen e shkëlqyer të dy yjeve të skuadrës së Brooks protagonisti kryesor i Oklahoma City-t në këtë takim ishte Serge Ibaka. Spanjolli pas dëmtimit në këmbë u këshillua nga mjekët që mos të kthehej të luante më këtë sezon por ai falë një rikuperimi të rrufeshëm zbriti në fushë mes brohorimave në përballjen e mbrëmshme duke shënuar edhe 15 pikë.Nga an tjetër nuk i mjaftoi San Antonios paraqitje e mirë ë argjentinasit Manu Ginobili i cili ishte autor i 23 pikëve.

“ E respektoj shumë Ibakën që u sakrifikua për skuadrën, ajo ç’ka ai bërë është gjithçka që mund të kërkosh nga një shok ekipi.”- u shpreh Kevin DurantNdërsa trajneri i Thundersa-ve Scott Brooks deklaroi.“ Më vjen mirë që u treguam të aftë të ringriheshim pas dy humbjeve të para, kjo është mjaft e rëndësishme.”

Përballja e 4-ët e Finales së konferencës së perëndimit do të zhvillohet të martën përsëri në “ Energy Arena “ të Oklahomës.