Alban Meha shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Bundesliga 2

Pas përfundimit të sezonit 2013-2014 në Bundesliga 2, u bë një votim mes ekipeve më të mira, dhe mes futbollistëve të dalluar që ndihmuan ekipet të ngjiten në Bundesliga 1. Nga këto ekipe u votua se kush do të ishte futbollisti më i mirë i vitit. Alban Meha fitoi çmimin shpallet futbollisti më i mirë, duke lënë pas tij lojtarin e Këln, Timo Horn dhe Philipp Klingmann të Karlsruhe. Meha ka arritur të fitojë çmimin si më i miri me plot 53% të votave. Kosovari ka zhvilluar një sezon fantastik me Padeborn duke qenë protagonist absolut edhe me golat e tij. Tashmë Alban Mehën e pret Bundesliga e parë për të provuar veten dhe klasin e tij, i cili për kategorinë e dytë ishte shumë i lartë dhe arriti të bënte diferencën. Meha është dhe një futbollisët kyç në Kombëtaren tonë të drejtuar nga De Biazi.