Tjetër humbje për Kosovën, ekipi i Bunjakut mundet nga Senegali 3-1

Kosova vazhdon ende të mos e ndiejë shijen e fitores në miqësoret që ka luajtur. Djemtë e drejtuar nga Albert Bunjaku kanë humbur sot përballë Senegalit 3-1 në miqësoren e radhës. Edhe pse shënuan të parët, ata nuk kanë arritur të administrojnë rezultatin, dhe Senegal i ka shënuar plot 3 gola.Seria e golave është hapur në minutën e 25 ku kosovari Bunjaku kalon të tijët në avantazh. Në fundin e pjesës së parë Senegal arrin të barazojë shifrat në 1-1. me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para. Në pjesën e dytë vërehet një lodhje e futbollistave të Kosovës, dhe Senegal arrin të shënojë edhe 2 gola të tjerë duke vulosur përfundimisht këtë takim në shifrat 3-1.Ky ishte rezultati i 3-të zhgënjes për Përfaqësuesen e Kosovës e cila disa ditë më parë humbi 6-1 përballë Turqisë dhe në Mars, barazoi pa gola me Haitin. Megjithatë kjo është një Kombëtare në ndërtim e sipër dhe këto ndeshje vlejnë vetë sa për të provuar futbollistë të ndryshëm.