Barcelona ka gati marveshjen me brazilianin Marquinho
Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrike ka filluar të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm. Mungesa që la në prapavijë Karles Pyol ka bërë që Enrike të mendojë për një mbrojtës i cili mund të jetë në gjendje t'i përshtatet stilit të Barcelonës. Emri më i lakuar është mbrojtësi i PSG-së, braziliani Marquinho.Blaugranat po punojnë në fshetësi për të rrëmbyer nga kampionët e Francës, brazilianin Marquinhos, i cili vetëm një vit me parë u transferua në kryeqyetetin fracez pas aventurës së suksesshme me Romën në Serie A.Me afrimin në skuadër të mbrojtësit David Luiz, drejtuesit e PSG-së thuasje i mbyllin çdo hapësirë 20-vjecarit Marquinho në formacionin e Laurent Blank. Për këtë arsye drejtuesit e PSG janë të hapur për cdo ofertë që do të vijë në drejtim të brazilianit. Barcelona duket ekipi më afër lojtarit dhe shumë shpejt pritet edhe mbyllja e kësaj marveshjeje.