Adel Tarabt drejt largimit nga Milani

Skuadra e cila zotëron kartonin e plotë të mesfushorit Maroken, Adel Tarabt që është i huazuar tek Milani, QPR nga sezoni i ardhshëm do të marrë pjesë në Premier Ligë pasi arriti të ngjitet gjatë këtij edicioni.Sipas mediave britanike, skuadra Angleze nuk e ka ndërmend ta ulë çmimin e Adel Tarabt, dhe ashtu siç është shkuar në kontratë, ata kërkojnë plot 7 milion euro nga Milani që marokeni të vazhdojë tek kuqezinjtë. Por mesa duket Milan e rrefuzon një ofertë të tillë duke i hapur rrugën Tarabt që të kthehet tek QPR. Drejtuesit e Milanit po mendojnë më shumë për transferimin e Adil Rami nga Valencia për një tarifë prej 4 milion euro dhe duket se kuqeznjtë janë gati të paguajnë këtë shumë. Milani ka kohë deri më 31 maj të vendosë a dëshiron ta blejë apo marokenin Tarabt, për të cilin në këto ditët e fundit ka shfaqur interes edhe skuadra" rivale" e Milanit, Interi.