Chelsea ka gati 30 milion euro për Raphael Varane
Klubi i Chelsea-t sapo kompletoi kalimin e David Luiz nga Londra për në Paris, për një shifer që plus bonusve të lidhura me sukseset e PSG mund të sjellë në arkat e londinezeve deri në 60 milion euro, por ka ardhur momenti që klubi i Roman Abramovich të gjejë një zëvendësues për brazilianin.
Mourinho e ka të qartë se kush do të ishte i denjë për të zënë vendin e Luiz, ai është mbrojtësi i Reali-t Raphael Varane. Francezi i sapo shpallur kampion europe me galaktikët ka kaluar një sezon nën hijen e Pepe-s dhe me gjithë se në finalen e Championsi-t luajti titullar mund ta mirëpresë një kalim në " Stamford Bridge ".
Mediat britanike raportojnë se klubi blu është gati ti paguajë Reali-t deri në 30 milion euro për mbrojtësin 21 vjeçar. Ishte vetë Mourinho ai qe e solli në Mardid francezin kur drejtonte Realin dhe tashmë kërkon që ta ketë sërish nën urdhrat e tij tek blutë e Londrës.
Akoma nuk dihet nëse kampionët e Europës do të privohen nga talenti 21 vjeçar për të përfituar një shifër të konsiderueshme financiare.
Një tjetër objektiv i klubit të manjatit rus Abramovich është edhe mesfushori i Juventusit Paul Pogba. Një largim i mundshëm i Hazard mund ti jepte mundësinë financiare Chelsea-t të provonte edhe transferimin e francezit të Juves në Londër.