Skënderbeu në negociata me Prognin, mesfushori i pakënaqur nga Kukësi

Mesfushori me tipare sulmuese i Kukësit, Gerhard Progni duket se nuk i ka mirë punët që pas finales së Kupës që humbën kundër Flamurtarit. Ai ka fajsuar drejtuesit për pozicionin e tij në fushë duke thënë se nuk e lejuan të aktivizohej në pozicionin e tij natyral. Gjithashtu, Progni se ka shumë ndeshje që nuk luan aty ku e ka vendin.Kaq ka mjaftuar dhe "rivalët" janë hedhur në sulm për t'i rëmbyer Kukësit, ndoshta futbollistin më të mirë të ekipit. Ditët e fundit ka dalë në skenë emri i Skënderbeut si klubi që dëshiron shërbimet e mesfushorit. Burime pranë klubit koçar bëjnë me dije se edhe vet lojtari ka shprehur një dëshirë për t'u transferuar tek Skënderbeu.Në "facebook" lojtari e pranon se ka disa oferta që e tundojnë dhe sheh si mundësi reale largimin nga Kukësi. Skënderbeu është ekipi favorit për të afruar në ekip Gerhard Prognin.