Flamurtari aktiv në merkato, gati firmat me Bulkun, Likën dhe Smajlin

Flamurtari duket një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Vlonjatët janë vënë në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Shpëtim Moçkën e larguar në fundin e sezonit. Emri më i lakuar është portieri i Tiranës, Ilion Lika. Në fakt, ky i fundit u afrua te Flamurtari në verën e vitit të kaluar, madje zhvilloi edhe fazën përgatitore, por më pas, me shkrirjen e ekipit u largua. Por, tashmë Lika ka dalë sërish në skenë. Nisur edhe nga pëlqimi që trajneri Gjoka ka për portierin e Tiranës. Nga sa mësohet drejtuesit vlonjatë kanë gjetur akordin dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.Përveç Likës, në vlorë po qarkullojnë edhe 2 emra të tjerë. Mesfushori Ervin Bulku dhe mbrojtësi, Dritan Smalji do të jenë pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Bulku ka përfunduar aventurën në Iran dhe duket se ka rënë dakort për të luajtur tek Flamurtari. Smajli është një emër që pëlqehet nga trajneri Gjoka, për krahun e djathtë të mbrojtjes. Shumë shpejt do të vijnë dhe firmat e këyre 3 futbollistëve.