Çmimi i madh i Montecarlo-s, triumfon Nico Rosberg
Dominim absolut i Mercedes-it edhe në çmimin e madh te Monaco-s. Nico Rosberg triumfon ne garën e principatës përpara shkokut të skuadrës Lewis Hamilton, në podium u ngjit edhe piloti i Red Bulli-t Daniel Ricciardo. Alonson me Ferrarin e tij e përfundoi garën i 4-ti, ndërsa mjaft probleme hasi kampioni i botës Sebastian Vettel i cili ne fund u detyrua të tërhiqej nga gara. I pa fat piloti tjetër i Ferrarit Raikkonen i cili me gjithë se po zhvillonte një garë mjaft te mirë, pas nje kontakti me Marussian e Chilton u detyrua të hynte në pit stop duke humbur mjaft pozicione.
Rosberg nuk e diskutoj për asnjë moment fitoren duke e nisur garën i pari dhe duke e u dhëhequr atë përgjatë gjithë kohës. Hamilton u nis nga vendi i dytë por në një pistë ku parakalimi është thuajse i pa mundur pozicioni i dytë ishte maksimumi që britaniku mund të bënte. Një garë të mirë zhvilloi dhe Ricciardo duke përfituar nga problemet e Raikkonen dhe Vettel. Ndërsa vazhdojnë problemet tek Ferrari ku spanjolli Alonso nuk arriti të bënte në shumë se vendi i 4-ët.
Një nisje spektakolare i bëri çmimit të madh të Montecarlo-s Kimi Raikkonen, finlandezi parakaloi që në start shokun e skuadrës Alonso e më pas menjëherë la pas edhe Ricciardon, kur makina e Vettel filloi të shfaqte probleme piloti i Ferrarit përfitoi duke i marr vendin e 3-të, por në momentin kur në pistë kishtë hyrë makina e sigurisë Chilton me Marussian e tij e goditi nga pas Ferrarin e Raikkonen duke e kompromentuar plotësisht garën e finlandezit. Problemet elektronike në Red Bulli-n e tij e detyruan kampionin e botës në fuqi Sebastian Vettel të tërhiqej nga çmimi i madh i Monacos.
Me këtë fitore Nico Rosberg ngjitet në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë duke lënë pas britanikun Lewis Hamilton. Çmimi i madh i radhës do të zhvillohet në Kanada më 8 qershor.