Blater: Gjithçka është gati për të filluar botërori

Kur duhen edhe reth 20 ditë nga starti i eventit më të rëndësishëm futbollistik të vitit, Botërori, "Brazil 2014", presideti I FIFA-s Sep Blater konfirmoi se gjatë sfidave që do të luhen në orën lokale 13:00, do të ketë ndërprerje të shkurtra për t’u dhënë mundësi futbollistëve që të marrin veten nga temperaturat e larta.

Problemet më të mëdha parashikohen në "Manaus",  nje vend ku përvec temperaturës së lartë, pengesë për futbollistët bëhet edhe lagështia e ajrit. Edhe këtu do të ketë ndërprerje gjatë ndeshjeve.

"Për mua është Kupa e Botës nr 10 që organizoj, dhe si gjithmonë do të ketë edhe probleme që do të hasim rrugës, por ne kemi marrë masat dhe mund t'ju them me plot gojë se gjithçka është gati dhe Brazili po pret të nisë Botërori." -deklaroi Blater