Balotelli drejt Premier League, interesohen Arsenal e Liverpool

Sipas mediave britanike, "divorci" mes Milanit dhe sulmuesit Mario malotelli duket gjithnjë e më afër. Siç raportohet, Balotelli është  shumë pranë kalimit në Premier Legue. Racizmi i tepruar është shkaku kryesor që Mario Balotelli po mendon largimin nga Italia.Dy klubet e mëdha në Angli, Arsenal e Liverpool janë gati të përfitojnë nga kjo situatë dhe të marrin shërbimet e sulmuesit italian. Për Arsenal bëhet fjalë edhe për një ineresim për sulmuesin francez Benzema dhe nëse nuk arrihet tek Benzema, Balotelli do të jetë objektivi kryesor.Edhe Liverpool dëshiron të ketë në ekip një sulmues të fuqishëm për të formuar një dyshe me Luis Suarez. Megjithatë ende asgjë konkrete lidhur me këtë çështje. Arsenal e Liverpool mund të paraqiten me oferta zyrtare në drejtim të Balotellit, vetëm pas përfundimit të botërorit.