Behrami tek Inter, Milani hedh sytë nga Xhemaili

Dy mesfushorët kosovarë të Napolit, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili janë në fokusin e dy klubeve nga Milano, Inter dhe Milan. Pas kalimit të Behramit tek Interi, Milani është hedhur në sulm për të afruar në ekip mesfushorin tjetër të Napolit, Blerim Xhemaili.Xhemaili flitet se ka një ofertë nga Gjermania ku Borusia Munchegladbach është gati ta afrojë mesfushorin i cili aktivizohet tek Kombëtarja e Zvicrës. Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i Milanit. Drejtuesit kuqezinj e shohin Xhemailin si në përforcim me vlerë në mesfushë pasi ai është në gjendje të mbulojë disa role.Milan do ta vëzhgojë me vëmendje paraqitjen që mesfushori do të bëjë me Zvicrën në botëror dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë me të.