Juventus, Drogba vetëm një hap larg torinezëve

Juventusi është gati për të nënshkruar me sulmuesin Didier Drogba, i cili do të largohet nga gjigandët e Gallatasarit këtë verë. Legjenda e Bregut të Fildishtë ka qenë i lidhur shumë me një kalim në Torino këto ditët e fundit dhe tashmë marveshja duket shumë afër.Edhe trajneri i Gallatasarait, Mancini i ka rekomanduar Juventusit që të nënshkruajë me sulmuesin. Sipas Mancinit, Drogba është i duhuri për Juventusin. " Unë e kam stërvitur Drogbanë këtë sezon dhe kjo ishte një kënaqësi për ta bërë. Ai është një kampion i madh, por edhe një njeri i madh. Drogba mund t’i japë shumë më tepër Juventusit dhe do të ishte i duhuri." -tha Mancini.Juventusi i ofron Drogbasë 3.5 milion euro në sezon dhe duket se kjo ofertë e ka bindur sulmuesin, i cili mbi të gjitha do të luajë edhe në Champions League.