Përzgjidhet formacioni më i mirë i Championsi-t, dominon Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2014, 14:44
Pas përfundimit të finales së Champions League ku Real Madrid arriti të triumfojë përballë Atletikos, faqja prestigjoze "Goal.com" ka publikuar formacionin më të mirë të këtij kompeticioni. Dominon dukshëm fituesi, Real Madrid ku përfaqësohet me plot 4 futbollistë. Sexho Ramos, Lukas Modriç, Di Maria dhe Ronaldo janë 4 futbollistët e "Los Blancos".Edhe vendi i dytë, Atletiko ka 3 futbollistë, portierin Kortua, si dhe mbrojtësit, Miranda dhe Felipe. Në krahun e djathte të mbrojtjes është Ivanoviç i Chelesea. 11-shja plotësohet me Lahm, Reus, dhe si sulmues i mirfilltë është Zlatan Ibrahimoviç. Duhet përmendur se nuk bën pjesë asnjë futbollist i Barcelonës.Formacioni i plotë:[gallery ids="259578"]