Milan, Unai Emerin është ideja e re për stolin kuqezi

Milani po vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë po provojnë të sigurojë shërbimet e Unai Emeri në një kohë të shpejtë, por tratativa nuk është aspak e thjeshtë. Trajneri i Sevillas ka kontratë me klubin spanjoll. Unai Emeri, është 42 vjeç, dhe para pak ditësh ka fituar Ligën e Europës me skuadrën e Sevilias. Ai shihet si pasuesi ideal i Sedorf nga drejtuesit e Milanit.Sipas mediave italiane, presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, pret përfundimin e zgjedhjeve europiane dhe më pas do të vendosë se kush do të jetë timonieri i ri i kuqezinjve.Milani ka një strategji në kokë, nga sot deri më datë 31 maj, klubi kuqezi pret një përgjigje nga trajneri i Sevillas, sikurse, nga ana tjetër, Emeri pret një sinjal të rëndësishëm nga Milani. Mbetet për t'u parë si do të rrjedhin ngjarjet pasi akualisht ka vetëm fjalë.