Arda Turan nuk ia del, turku nuk do të luajë titullar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2014, 17:56
Mesfushori turk, Arda Turan duket se e ka të vështirë të jetë në formacionin bazë të Atletico Madridit sot për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Turan nuk është ndjerë në gjendjen ideale fizike në stërvitjen e fundit dhe nuk pritet të luajë nga minuta e parë në "Estadio da Luz"Si Turan ashtu edhe Diego Costa kanë kaluar javën duke u vizituar nëpër specialistë të ndryshëm për t’u rikuperuar sa më parë nga lëndimet. Costa ia doli, por Turan mesa duket jo.Në vendin e tij mund të inkuadrohet Raul Garcia. Trajneri Simoene është shprehur se i ka gati alternativat për këdo futbollist që mund të mungojë. Ndeshja starton sonte në orën 20:45 dhe do të luhet në Lisbonë.