Evra rinovon me Mançester Junajtid edhe për një vit
Klubi anglez i Mançester Junajtid ka raportuar mbrëmjen e djeshme se Patris Evra ka rinovuar kontratën e tij edhe për një sezon tjetër me të kuqtë.30-vjeçari ishte në përfundim të kontratës së tij dhe ishte përfolur për një largim nga klubi. Inter dhe Juventus ishin skaudrat e interesuara për të, por klubi ka vendosur t’i ofrojë atij një kontratë të re edhe për një sezon.Francezi erdhi nga Monako në vitin 2005 dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit. Evra ka zhvilluar 379 ndeshje me fanellën e Mançester Junajtid duke fituar shumë trofe.Duket se personi që e ka bindur francezin të qëndrojë ka qenë Van Gal. Hoalndezi u emëruar trajneri i “Djajve” dhe skemat e tij janë të përshtatshme për Patris Evra. Francezi blindon kështu krahun e majtë të mbrojtjes.