Tohir: Mazzari do të qëndrojë, është pjesë e projektit
Presidenti i Interit, Tohir ka folur në lidhje me ekipin e tij, ku thekson se trajner do të vazhdojë të jetë Mazzari. Ai thekson gjithshtu se po punohet fort, që Interi të nfrihet në nivele të larta."Mazzarri do qëndrojë më në dhe sezonin tjetër. Duam të rinovojmë me të dhe për një vit mbas këtij pasardhës por ngelet për tu parë vendimi që do mari trajneri. Puna që po bëjmë është si ajo e Barcelones dhe Borussia Dortmundit kur më parë u ndërtua ekipi me djem të rinj të talentuar dhe me pas arritën dhe fitoret. Besojmë se do e realizojmë këtë në 2-3 vitet e ardhshme. Mazzarrit i pëlqen Lamela dhe Luiz Gustavo, ndërsa në media lexohet për Dzeko dhe Morata por shoqeritë e tyre nuk duan ti shesin këta lojtarë kështu që ështe e vështirë . Në javët e ardhshme do tregojmë me cdo kusht një blerje të re por nuk do ju tregoj emrin deri në momentin që të kemi firmosur". "Plani jonë është që të punojmë fortë në anën e marketingut. Duam që ekipi jone por dhe Serie A të ndiqet dhe ne Azi dhe Amerike, prandaj kete vit kemi filluar dhe do vazhdojme te punojme forte per te rritur sa me shumë fitimet tona. Pastaj në bazë të marketingut por dhe të nivelit të fushës do blejmë lojtarët që na duhen për të fituar. Në 2 ose 3 vjet Interi do arrijë në finale të Championsit." deklaroi Tohir