Kasijas: Nëse triumfojmë sot në finale, do të mbahet mend përgjithmonë

Portieri i Real Madrid Iker Casillas ka folur për përballjen e sotme kundër Atletiko Madrid. Ai tregoi se çfarë do të thotë për Realin të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve pas plot 12 vjetesh.Kur një ekip fiton trofe, mësohet dhe ndoshta nuk i bën përshtypje. Tani ne e dimë se sa e vështirë është të triumfosh në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Kemi plot 12 vjet që nuk e shijojmë diçka të tillë në Europë dhe tani është momenti. Nëse ne do të fitojmë sot, ky trofe do të mbahet mend përgjithmonë." Casillas vlerësoi gjithashtu dhe homologun e tij që luan tek kundështarët e Atletikos, portierin e ri Thibaut Kortua."Kortua është një portier fantastik i cili ka bërë përparim të shkëlqyer. Ai mund të konsiderohet pa frikë një perspektivë e ardhme në futbollin spanjoll. Ai dhe David De Gea janë dy portiera me të ardhme të ndritur përpara, dhe unë jam i sigurt se ata do të ecin shumë." -deklaroi Kasijas.