Klose: Mustafi është pjesë e Kombëtares gjermane sepse e meriton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2014, 16:57
Sulmuesi gjerman, Miroslav klose kja folur për mbrojtësin kosovar që është pjesë e kombëtares gjermane, Shkodran Mustafin. Ai ka thënë se Mustafi është një mbrojtës i talentuar që do t'i bëjë punë Gjermanisë në botëror."Musti’ ka realizuar ndeshje shumë të mira në Serie A. Është lojtar kyç në mbrojtje. E kam parë në shumë ndeshje dhe është këtu falë talentit që ka. Mendoj se trajneri bëri mirë që e grumbulloi pasi është një lojtar që na nevojitet. Besoj se do të lerë gjurmë në këtë botëror.”Miroslav Klose është shprehur se qëllimi i tij në këtë Botëror, midis të tjerash, do të jetë edhe thyerja e rekordit të Ronaldos. Ai shpreson që të bëhet sulmuesi që ka shënuar më shumë në një botëror.