Robben refuzon Manchester United

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Manchester United në verë, duke këmbëngulur se nuk ka arsye të largohet nga Allianz Arena. Holandezi ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Old Trafford për tu ribashkuar me ish trajnerin, Louis van Gaal.

30-vjeçari është shprehur se do pëlqente një rikthim në Premierligë vetëm nëse do të ishte i pakënaqur në klubin aktual. Por, ai është shumë i kënaqur me jetën në Munich."Manchester United? Nuk është një opsion. Do të mbetem te Bayern Munich", deklaroi Robben për të përditshmen holandeze De Telegraaf."Nuk mund të imagjinoj që Bayerni të jetë i interesuar për të më shitur. Sapo kam vazhduar kontratën dhe jam i lumtur si unë dhe klubi. Do të ishte dicka tjetër nëse nuk do të isha i lumtur", shtoi ish ylli i Real Madridit dhe Chelseas.

Në fund, Robben përgëzoi Unitedin që zgjodhi Van Gaalin në postin e trajnerit"Mendoj se United bëri mirë që emëroi në krye të skuadrës Van Gaalin. Ai dhe Guardiola janë trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar. Por, ndihem mirë këtu ku jam dhe nuk do të shkoj në ndonjë skuadër tjetër"Refuzimi nga Robben vjen vetëm një ditë pasi mesfushori tjetër i Bayernit, Toni Kroos përjashtoi mundësinë e transferimit në Old Trafford