Juventus ndeshje e koklavitur me Cagliarin

Juventusi ka mbyllur me një fitore vitin 2012, duke vazhduar që të kryesojë në kampionat i shkëputur nga ndjekësit. Viktima e radhës për skuadren bardh e zi ka qenë ekipi i Kaliarit që u mund me rezultatin 3-1 në një ndeshje që pati shumë polemika për sa i përket gjykimit. Ndonëse ndeshja luhej në fushën neutrale të Parmës, ka qenë Kaljari që ka kontrolluar lojën, duke i krijuar probleme të mëdha bardh e zinjve që në minutat e para. Sardët kanë arritur të kalojnë në avantazh në minutën e 16-të, pas një penalltie të Pinilës, të kontestuar gjatë nga kampionët e Italisë. Njëkohësisht, gjyqtari Damato nuk jep dy herë radhazi penallti për Juventusin, për aksione të dyshimta në zonën e Kaljarit. Por gjithsesi ai jep karton të kuq për qendërmbrojtësin Astori, në minutën e 65-të të ndeshjes, pas dy kartonëve të verdhë. Ky vendim kontestohet nga Kaljari, duke sjellë edhe largimin me karton të kuq të trajnerit të ekipit sard. Që nga ai moment, Juventusi kërkon golin me ngulm duke pushtuar zonën e Kaljarit, por pa sukses, duke humbur edhe një penallti me anë të Vidal. Fatmirësisht për Konten, situatën e zgjidh një "ish", sulmuesi i Kaliarit Matri, i cili shënon në fillim golin e barazimit për Juventus në minutën e 75 ndërsa në kohën shtesë i jep avantzahin skuadrës së tij edhe pse nga lojtaret e kaliarit pretendohet per nje prekje me dorë të Vigal gjate aksionit te golit. Te besuarit e Kontes nuk do te ndalen pasi është nje kombinim i Xhovinkos me Vuçiniç te cilët realizojnë edhe golin e fundit të takimit. I pari jep asist ndërsa Malazezi nuk e ka te vështirë të dergoje topin në rrjet. Me këtë fitore bardhe zinjtë shkëputen 10 pikë në renditje ndërsa presin të luhen edhe ndeshjet e tjera të programuara për tu luajtur sot. Për më tepër, bardh e zinjtë e drejtuar nga Konte kanë arritur të thyejnë një tjetër rekord, duke koleksionuar 94 pikë në kampionat gjatë vitit 2012, për të kaluar shifrën 93 të vendosur po nga kjo skuadër në vitin 2005, kur drejtohet nga Fabio Kapelo. Dje për javën e 18 të serisë A është luajtur edhe ndeshja mes Peskarës dhe Katanias që ka përfunduar me fitoren e vendasve 2-1, ndërsa sot do të luhen edhe këto takime:Inter - GenoaAtalanata - UdineseBolognia - ParmaPalermo - FiorentinaSampdoria - LazioSiena - NapoliTorino - ChievoRoma - Milan